Rama prezanton planin për rritjen e pensioneve, pagat e mjekëve dhe infermierëve rritje me 135 euro
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja e pagave dhe pensioneve.

Sipas kreut të qeverisë në tremujorin e fundit paga mesatare ka qenë 833 euro, ndërsa duke nisur nga janari 2026 paga minimale do të jetë 500 euro. Rama tha se rritja e pensioneve që nis në janar është përtej indeksimit.
Sipas tij pensioni urban me vite të plota pune do të rritet me 18 mijë lekë të vjetra në muaj nga janari i 2026 dhe keshtu do te vazhdojë te dyfishohet, trefishohet, katërfishohet vit pas viti.
Pensioni urban i pjesshëm do të rritet me 8 mijë lekë në muaj, pensioni rural me 1 mijë lekë në muaj, pensioni familjar do të rritet me 700 lekë në muaj dhe pensioni i invalidit do të rritet me 600 lekë në muaj.
“Ndërkohë që bizneset e reja janë shtuar me 20%, investimet e huaja në 3 mujorin e 3 kanë pasur rritje mbi 10%. Stoku i investimeve të huaja është domethënës dhe më i lartë me mbi 10% krahasimisht me vitin e mëparshëm
Paga mesatare ka rezultuar 833 euro që është një rritje domethënëse. Kemi për pak ditë hyrjen në fuqi të ligjit për pagën 500 euro.
Duke filluar nga tetori i këtij viti është kryer indeksimi i pensioneve. Me hyrjen e vitit të ri nis edhe rritja e qëndrueshme e pensioneve përmes një mbështetje që do të shkojë duke u dyfishuar, trefishuar, katërfishuar, pesëfishuar vit pas viti.
Duke filluar nga janari pensionet do rriten përtej indeksimit. Rritja që ne do të bëjmë do të jetë domethënëse vit pas viti.
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nga konferenca e fundvitit me mediat se vitin e ardhshëm sektori i shëndetësisë do të zërë një vend të veçantë në buxhetin e shtetit dhe në planet e qeverisë.
Ai vuri theksin kryesisht tek rritja e pagave për mjekët dhe infermierët, sikurse edhe kategorizimi i shpërblimeve për ta sipas punës. Rroga do të rritet në nivel kategorie për mjekë dhe infermierë, ku Rama tha se parashikohet një rritje me 135 euro në muaj.
Po kështu ai tha se do të ketë një fond shtesë me 15 mln euro për Onkologjikun dhe sëmundjet kanceroze dhe do vijojë kujdesi për pacientët me këtë sëmundje vrasëse dhe rimbursimi i medikamenteve.
“Parashikohet rritje e pagave të mjekëve dhe infermierëve, sikurse dhe rritje e shpërblimit të tyre sipas punës. Në tërësi parashikohet që paga për ta sipas kategorive të rritet 135 euro në muaj. Po kështu njohja e vjetërsisë së punës dhe vlerësimi i saj. Gjithashtu edhe në shërbimin e trajtimit mjekësor dhe medikamente, pasi kanceri është bërë agresiv dhe po vret më shumë. Kemi dhënë 15 mln euro më shumë për këtë kategori te Onkologjiku dhe po vijohet më tej për të rritur kapacitetet e shërbimit. Po kështu edhe projektet e tjera, si transplante për gjirin dhe për pacientet gra”, tha kryeministri.
Krue i qeverisë njoftoi se nga viti i ardhshëm do punohet edhe për dixhitalizimin dhe transformimin e sistemit shëndetësor, me buxhet, investime, si dhe ndërtime.
“Po kështu edhe në dixhitalizimin dhe transformimin e shërbimit shëndetësor, në autonomi e menaxhim. Në Spitalin memorial ka nisur për herë të parë autonomia financiare, po kështu në 12 spitale po zbatohet autonomia menaxheriale dhe po vijon puna për 4 spitale të tjera. Po ndërtohet godina e re e maternitetit Mbretëresha Geraldinë, spitale në Lezhë, i fëmijëve në QSUT, i Peqinit, shtëpia e të moshuarve në Libohovë dhe janë në proces të tjera”, tha ai.
Kryeministri një vëmendje i kushtoi edhe fushës së arsimit, ku shpjegoi:
“Përsa i përket arsimit, kemi bërë hapa të rëndësishëm në këtë fushë. Sistemi teknologjik për nxënësit ka shkuar në mbi 300 shkolla dhe po punohet për laboratorë inteligjentë, edhe për objektivin që të kemi një laborator inteligjent brenda vitit 2027. Ka filluar projekti i transportit me mjete në vend për arsimin dhe që nga viti i ardhshëm do garantohet transporti i plotë i nxënësve dhe mësuesve.
Programi profesional për mësuesit, psikologët dhe punonjësit e sigurisë, Ka vazhduar projekti për Smart City për sigurinë në shkolla dhe projekti në Korçë me liceun franko-shqiptar të inovacionit, që ka avancuar dhe janë bërë gati infrastruktura dhe projektligji. Puna për ndërtimin nis më 2026.
Është dyfishuar numri i oficerëve të sigurisë në shkolla, numri i punonjësve socialë dhe psikologëve. Edhe në arsimin e lartë janë bërë projekte dhe investime që vazhdojnë, kryesisht me Fakultetet në Tiranë dhe rrethe. Ka mbaruar edhe faza e parë e konkursit për Kampusin universitar Elbasan dhe Durrës ku marrin pjesë 40 studio. Vijon transformimi i Universitetit Bujqësor të Tiranës me atë Boku të Austrisë, ku të arrihet njësimi i diplomës me atë të Vjenës”, tha ai.
Rama shtoi se ka edhe projekte të shumta të aplikuara në Komisionin Evropian nga universitetet dhe po vijon dixhitalizimi i sistemit arsimor.
Burimi: Ekofin
Më të lexuarat






